Një vjedhje ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Shtimes.
Zëdhënësi i policisë, për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka konfirmuar rastin.
“Rreth orës 3 të natës ka ndodhur një vjedhje në një objekt afarist. Në bazë të ankuesit janë vjedhur 200 euro. Policia është duke i kryer hetimet”, është shprehur ai.