Arrestohen dy persona për kanosje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për kanosje

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Sot rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, një person i dyshuar nga një veturë e tipit Audi me targë Kosove ka kanosur një person dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka organizuar një operacion të shpejtë për lokalizimin e veturës si dhe identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Kësisoj vetëm pak minuta më vonë policia ka arritur që në hyrje të Prishtinës ta ndaloj veturën e dyshuar si dhe të arrestoj dy të dyshuarit;
- A.  D, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
- N. B, 41 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndërkohë që janë arrestuar të dyshuarit, policia ka bërë një kontrollë të detajishëm edhe të dyshuarve edhe veturës me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar;
- Një revole të tipit STEYR, L9-A1
- Një karikator, si dhe
- Tridhjetë e dy copë fishek

Policia bashkërisht me prokurorin e shtetit kanë bashkërenduar veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit, për të proceduar edhe më tej të njejtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat