Sekuestrohen 140 kg marijuanë në Finiq, u gjendën të braktisura brenda 4 çantave në pyll

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 140 kg marijuanë në Finiq, u gjendën të braktisura brenda 4 çantave në pyll

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 08:55
Ilustrim

Rreth 140 kg marijuanë janë gjetur të braktisura në një zonë të pyllëzuar në Bashkinë e Finiqit.

Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 4 çanta që ishin braktisur nga persona të paidentifikuar në afërsi të  një përroi  në vendin e quajtur “Koçekët” e fshatit Sopik, Bashkia Finiq, rreth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol.

Nga kontrolli i çantave brenda tyre  u gjetën  86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme. Brenda këtyre pakove të mbështjella  u pa se kishin  lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat