Detaje nga tentim vrasja në Podujevë, Policia bastisë shtëpinë e të dyshuarit

Kronikë e zezë

Detaje nga tentim vrasja në Podujevë, Policia bastisë shtëpinë e të dyshuarit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera për rastin e tentim vrasjes së djeshme në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Sipas PK-së, në një veturë ku kanë qenë katër person është shtënë me armë nga një veturë tjetër në lëvizje.

“Podujevë 14.12.2020-14:25. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se nga një veturë me targa të huaja e cila kishte qenë në lëvizje kishte gjuajtur  me armë zjarri dhe goditë veturën tjetër me targa vendore në të cilën kishin qenë katër viktima meshkuj kosovar, por askush nuk ishte lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë të fishekut. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë”, ka thënë PK.

Policia ka thënë se deri më tani nuk dihet motivi i rastit, i dyshuari gjendet në arrati dhe se rasti vazhdon të hetohet.

Siç mëson Llapi.info, rasti ka ndodhur te një pompë benzini në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat