Grabitja me armë në një bankomat në Prishtinë, kjo është gjendja e policit të plagosur

Kronikë e zezë

Grabitja me armë në një bankomat në Prishtinë, kjo është gjendja e policit të plagosur

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 08:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 09:48) - Në mëngjesin e hershëm të së premtes është plagosur një polic i Kosovës. Ai kishte ndërhyrë në një nga grabitjet që ndodhi në mëngjesin e hershëm në një nga bankomatat që gjendet në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veternik” në Prishtinë.

Gjendja shëndetësore e policit tani është e mirë dhe pas ndihmës emergjente të dhënë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është liruar për në shtëpi. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

"Ka marrë ndihmën në emergjencë dhe pas ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi", tha Fazliu.

Ndërkohë që rruga e cila e cila të shpinte për në “Veternik” tani është liruar për qarkullim, pasi që shkak i ngjarjes ishte bllokuar për qarkullim.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar se shtënat me armë zjarri kanë ndodhur derisa të dyshuarit për grabitje ishin duke ikur nga kapja e policisë.

“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tregoi Borovci.

Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Kujtojmë që kohë më parë po në të njëjtën orë kishte ndodhur një grabitje në bankën BKT që gjendet në Rrugën “B” në Prishtinë.

Në këtë rast grabitësit kishin përdorur eksploziv, e ku gjatë ikjes kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rojës, fatmirësisht ai nuk ishte lënduar.

***

09:16 Në një përleshje me armë zjarri me disa hajna që po tentonin të kryenin një grabitje në një bankomat në Prishtinë mëngjesin e së premtes është plagosur një polic.

I njëjti është dërguar menjëherë për trajtim në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje për rastin në një lidhje direkte në emisionin #gjesi.

Hoxha ka thënë se polici në fjalë është plagosur në këmbë, e se janë duke pritur që të marrin informacione të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 05:30.

“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pasojë  kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht  policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar  me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i PK-së në Prishtinë, Agron Borovci.

***

Një grabitje ka ndodhur në një bankomat në një nga qendrat tregtare në lagjen Veternik në Prishtinë.

Aty është plagosur një polic. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se personat e dyshuar për t’i ikur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri ku mbeti i plagosur polici.

Borovci thotë se polici është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tregoi Borovci për Kp.

Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat