Mërgimtarit i thyhet vetura dhe i vidhet çanta me para e dokumente në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Mërgimtarit i thyhet vetura dhe i vidhet çanta me para e dokumente në Fushë-Kosovë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 09:13
Foto Ilustrim

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në komunën e Fushë-Kosovës.

Ankuesi mashkull, bashkatdhetarë ka raportuar se persona të panjohur, duke përdorur forcën kishin thyer xhamin e veturës së tij, me targa të huaja dhe nga aty kishin arritur të marrin një çantë të dorës.

Brenda kësaj çante u raportua se pati para të gatshme, disa pasaporta të Kosovës, një telefon mobil, si dhe disa dokumente të ndryshme.

Rasti po vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat