Gjakovë: Aksident mes një veture dhe motoçiklete, lëndohet rëndë motoçiklisti

Kronikë e zezë

Gjakovë: Aksident mes një veture dhe motoçiklete, lëndohet rëndë motoçiklisti

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur sot në Gjakovë ku ishin të përfshira një automjet edhe një motoçiklete.

Si pasojë është lënduar rëndë një motoçiklist.

Ai është transportuar për në Emergjencën e Gjakovës, në repartin e Ortopedisë, për shkak të frakturës në këmbën e majtë.

Kështu ka thënë Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Më datë 21.12.2020 rreth orës 12:30 min. në Rr. “ Petro Nini Luarasi” në Gjakovë ka ndodhur aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime të rënda trupore.Të përfshira janë një automjete civil me një motoçikletë”.

“Deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e të dyshuarit i cili me automjetin e tij Opell Astra, i cili ishte duke lëvizur përgjatë rrugës dytësore (të dheut) dhe kur arrinë në rrugën kryesore me përparësi kalimi fillon kyqjen në mënyrë të pasigurtë dhe ia merr përparësinë e kalimit motoçikletës me ngasës viktimës, dhe motoçikleta përplaset në automjet në pjesën e përparme”.

“Si pasojë e aksidentit në veturë dhe motoçikletë ka dëme materiale, ndërsa lëndime trupore pëson motoçiklisti ku ndihmën e parë e ka marrë në Emërgjencën e Gjakovës dhe pas marrjes së ndihmës së parë në emërgjencë shtrohet në repartin e Ortopedisë për shkak të lëndimeve të rënda frakturë në këmbën e majtë”.

“Sipas mjekëve kujdestarë viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat