Aksident në magjistalen Prishtinë-Ferizaj, pesë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në magjistalen Prishtinë-Ferizaj, pesë të lënduar

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Pesë të lënduar kanë mbetur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Kështu ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot në ora 19:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat