Vajza sulmon fizikisht nënën në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vajza sulmon fizikisht nënën në Ferizaj

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një femër kishte sulmuar fizikisht nënën e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:35, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, dyshohet se vajza është me të meta mendore.

Ndërkaq, tutje në njoftim thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, dyshohet me të meta mendore pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht viktimën nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat