Grabitje e armatosur në Pejë, viktima goditet me kondak të revoles

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Pejë, viktima goditet me kondak të revoles

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 11:58
Foto Ilustrim

Një grabitje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Pejë.

Policia ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka njoftuar se  i dyshuari mashkull kosovar i  ka kërkuar që të takohen me viktimën.

Pasi që janë takuar viktima ka hyrë ne veturën Audi pronë e të dyshuarit ku dy persona të panjohur, njëri nga ta i ka drejtuar armen dhe i ka mare telefonin  duke e goditur në fytyrë me kondak të armës.

Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat