Detaje nga përleshja me armë zjarri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Detaje nga përleshja me armë zjarri në Prishtinë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë përleshur fizikisht në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë, përleshje kjo që ka rezultuar edhe me shkrepje arme.

Rastin e e ka konfirmuar, Agron Burovci, nga Policia e Kosovës.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes Polica ka sekuestruar një revole që dyshohet të jetë arma nga e cila është shkrepur.

Burovci ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit.

“Rreth orës13:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Bedri Shala’ në Prishtinë”.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që një përleshje fizike mes dy personave ka rezultuar edhe me shkrepje arme”.

“Në vendin e ngjarjes polica ka sekuestruar një revole që dyshohet të jetë arma nga e cila është shkrepur. Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat