​Lëndohet pas drejtoi automjetin në drejtim të kundërt

Kronikë e zezë

​Lëndohet pas drejtoi automjetin në drejtim të kundërt

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 10:43
Ilustrim

Një 52 vjeçar me inicialet F. Z., banues në Majtarë të Dibrës, është arrestuar pasi kishte deklaruar rrejshëm se është lënduar me armë zjarri nga disa persona të pa identifikuar, por pas hetimeve del se ishte i dehur dhe drejtonte automjetin në drejtim të kundërt të rrugës. Kurse, në momentin që ka zbritur nga automjeti, është dëmtuar në pjesën e këmbës dhe ka qëndruar në mes të rrugës.

Sipas policisë, dje shtetasi F. Z., është paraqitur për ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore Maqellarë, i cili pretendonte se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të pa identifikuar.

“Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe nga veprimet e shpejta e profesionale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, shtetasi F. Z., duke drejtuar automjetin tip 'kamionçinë', në gjendje të dehur dhe në sens të kundërt të rrugës, në momentin që ka zbritur nga automjeti, është dëmtuar në pjesën e këmbës dhe ka qëndruar në mes të rrugës. Shtetasit F. Z., i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager, i cili ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/l. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Z., 52 vjeç, banues në Majtarë, Dibër për veprat penale "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Kallzim i rremë", thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat