Aksident trafiku në Vranidoll – shtatë persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Vranidoll – shtatë persona të lënduar

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 22:55
Foto nga aksidenti

Sot rreth orës 20:30 ka ndodhur një aksident trafiku në Vranidoll, ku si pasojë janë lënduar shtatë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 20:30, kemi pranuar informatën se në Vranidoll ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat