82 aksidente në trafik për një ditë, 1 me fatalitet

Kronikë e zezë

82 aksidente në trafik për një ditë, 1 me fatalitet

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Dhjetëra aksidente në trafik po shkaktohen për çdo ditë në Kosovë.

Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë shkaktuar 82 aksidente në trafik, një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Zubin Potok është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor mashkull kosovar. Viktima ka vdekur në vendngjarje .

Ndërsa, nga aksidentet tjera të shkaktuara dje, 26 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 55 me dëme materiale.

Policia gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar Ligjin COVID-19.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 787 gjoba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat