Bastisen dy lokacione në Gjakovë, gjenden dhe konfiskohen armë

Kronikë e zezë

Bastisen dy lokacione në Gjakovë, gjenden dhe konfiskohen armë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 10:48
Bastisen dy lokacione në Gjakovë

Policia në Gjakovë ka bastisur dy lokacione në të cilat ka gjetur dhe konfiskuar pesë armë.

Rasti ka ndodhur të hënën, ndërkaq janë konfiskuar një AK 47, pushkë gjuetie, revole e sasi municioni.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës.

“Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, më datë 28.12.2020  në një operacion bastisje në dy lokacione kanë konfiskuar 5 armë të ndryshme si : armë automatike AK 47, pushkë gjuetie, 3 revole dhe një sasi municioni të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, ka deklaruar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat