Shkon në 13 numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit, kjo është gjendja e tyre

Kronikë e zezë

Shkon në 13 numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit, kjo është gjendja e tyre

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
Foto Ilustrim

Ka shkuar në 13 numri i personave të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në afërsi të lagjes Marigona.

Kjo gjë u bë e ditur nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Nga kjo shifër, tre persona kanë marrë lëndime në kokë, një lëndim në dorë, 7 djegie të fytyrës dhe duarve, një lëndim shpine, një lëndim të gishtërinjve e të tjerë”.

Të lënduarit të cilat deri më tani kanë kërkuar trajtim mjekësor janë të grup-moshës së mesme.

Ndryshe lidhur me këtë nga Policia e Kosovës njoftuan se zjarrfikësit dhe njësitë policore janë duke u marrë me rastin në fjalë.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombol gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme  dyshohet se në  këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”, tha Ahmeti për lajmi.net.

Gjithashtu ajo shtoi se në vendin e ngjarjes aktualisht janë zjarrfikësit si dhe njësitë policore të cilët po bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat