Vrasje e katërfishtë në Pozhoran të Vitisë, mërgimtari dyshohet se vrau 3 familjarë, e më pas veten

Kronikë e zezë

Vrasje e katërfishtë në Pozhoran të Vitisë, mërgimtari dyshohet se vrau 3 familjarë, e më pas veten

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 19:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 09:49) -  Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur ditën e martë në Viti.

Policia bën të ditur se vrasje dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje familjare, ku mbetën të vdekur një çift bashkëshortor dhe dy djemtë e tyre

“Është raportuar se i dyshuari mashkull, dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare në shtëpinë e tij, i ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe vetveten. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion ndërsa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në raste.

“Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në njoftim.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 18:00.  

22:35 Nxirren trupat e pajetë të viktimave në Pozhoran të Vitisë

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan dy djemtë e tij dhe pastaj vetën.

Trupat e katër viktimave tashmë janë nxjerr nga shtëpia e tyre ku gjetën vdekjen.

Ata do të dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria e Gjilanit ka njoftuar se sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë vrau gruan dhe dy djemtë e tij.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Burime të sigurta brenda prokurorisë në Gjilan thanë se arsyeja që çoi deri tek vrasja është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në vendin e jashtëm ku kanë jetuar.

E njëjta familje kishte ardhë nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në Kosovë.

Image
Dy djemtë që u vranë sot nga babai i tyre

***

 I dyshuari së pari qëlloi gruan, dy djemtë e pastaj veten me një plumb në gojë

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e katërfishtë në Pozhoran të Vitisë.

Mësohet nga burime brenda Prokurorisë se mes çiftit ka kohë që marrëdhëniet ishin të acaruara.

Ky burim thotë se i dyshuari së pari e ka vrarë gruan, dy djemtë e pastaj veten me një plumb në gojë.

“Ka vite që nuk janë marrëdhëniet e mira mes bashkëshortëve. Së pari e ka vrarë gruan, dy djemtë e pastaj vetën. Ai ka dalë në oborr dhe e ka qëlluar veten në gojë”, ka thënë ky burim.

(20:25) - Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje për vrasjen e katërfisht në Pozheran të Vitisë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Image

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

***

Të gjitha ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës janë për momentin në fshatin Pozharan të Vitisë, në shtëpinë e familjes Zuka, ku ka ndodhur krimi i rëndë.

Trupat e pajetë të viktimave ende nuk janë nxjerrur nga shtëpia e tyre dhe po presin ekipen e mjekësisë ligjore për të bërë ekzamimin e trupave të viktimave.

Të njohurit e familjes e kanë përshkruar dorasin si një njeri të qetë dhe janë shokuar nga lajmi që kanë marrë se dorasi ka kryer këtë krim.

Po ashtu bëhet e ditur se dyshimet e para është se babai ka qëllluar fillimisht djalin që ka qenë duke qëndruar në divan, ndërkohë që djali tjetër ka tentuar që të ikë, po që nuk ka arritur tu shpëtojë plumbave, ndërkohë që ai ka qëlluar bashkëshshorten dhe më pastaj edhe vetën.

Deri më tani ende nuk ka konfirmim zyrtar nga organet e shtetit për këtë rast.

Ai më pas ka vrarë edhe veten.

Nga informacionet, që të katër këta persona kanë ardhur nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në vendlindje.

19:56) - Vrasja e katërfishtë në Viti: Familjarët kishin ardhur nga Zvicra për pushime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj së mërkure në fshatin Pozharan të Vitisë.

Sipas dyshimeve, një burrë rreth të 50-ave ka vrarë bashkëshorten e tij dhe dy të bijtë.

***

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Pozheran të Vitisë.

Derisa, dyshohet se babai ka vrarë dy djemtë, gruan e më pas vetën.

Ende s’dihen arsyet dhe shkaqet që quan në këtë ngjarje të rëndë.

***

Është konfirmuar zyrtarisht se katër personat që dyshohet se janë vrarë me armë zjarri në fshatin Pozharan të Vitisë janë anëtarë të një familje.

Këtë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Gjilanit Arben Kadriu.

Kadriu ka thënë se është akoma herët që të flitet për motivet e këtij rasti tragjik.

Të gjitha ekipet e policisë janë në vend të ngjarjes.

***

 

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur sonte në fshatin Pozharan të Vitisë.

Siç rapostohet një mërgimtar i cili ka ardhur nga Zvicra dyshohet se privuar nga jeta tre familjarët të tij dhe më pas veten.

***

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfisht ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njesitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në konfirmimin e policisë.

***

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në Pozharan të Vitisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po, mund ta konfirmoj që para pak minutash ka ndodhur një vrasje.

Detajet tjera i japim më vonë”, ka thënë Hashani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat