Policia gjobit 223 ‘merakli të tallavasë’ tek Princesha Palace

Kronikë e zezë

Policia gjobit 223 ‘merakli të tallavasë’ tek Princesha Palace

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:15
Ilustrim

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion mbrëmjen e së shtunës, ku në një nga lokalet e natës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, po zhvillohej aheng me qindra persona.

Në lokalin ku mbahen ndeja me muzikë live , “Princesha Palace” mbrëmë janë mbledhur qindra persona për t’u argëtuar me muzikë tallava.

Zëdhënësja e Policisë së Kosoës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për media se përveç pronarit të lokalit janë shqiptuar gjoba edhe për pjesëmarrësit e tjerë që gjithsej 223.

“Në kontekstin e kësaj policia dhe inspektorët kompetent, kanë pasë informatë për organizim në lokalin që ju keni apostrofuar, dhe që nga ora 20:00 pas vëzhgimit dhe verifikimit të informatës ndodhen në atë lokacion ku përveç pronarit janë duke shqiptuar edhe gjoba për pjesëmarrësit e tjerë që janë 223.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat