Vetura godet këmbësorin në Prishtinë, i shkaktohen lëndime trupore

Kronikë e zezë

Vetura godet këmbësorin në Prishtinë, i shkaktohen lëndime trupore

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Një tjetër aksident ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Rreth orës 14:30, në rrugën “Vëllezrit Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor.

Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.

Me rast eshte duke u marrë hetuesia e trafikut”, ka bërë të dirtur për media, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat