Bastisen dy shtëpi në Gjilan, konfiskohen kokainë e armë

Kronikë e zezë

Bastisen dy shtëpi në Gjilan, konfiskohen kokainë e armë

Më: 4 janar 2021 Në ora: 11:08
Foto Ilustrim

Dy persona të dyshimtë janë arrestuar mbrëmë në Gjilan, pasi që momentin kur janë ndaluar me veturën e tyre me targa vendore kanë kundërshtuar zyrtarët policorë me ç’rast njëri nga të dyshuarit dhe një zyrtar policore kanë pësuar lëndime trupore.

Pas kësaj të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit dhe janë liruar.

“Me urdhër të gjyqtarit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar: 2.7 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 0.7 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 402 (katër qind e dy) €, një pistoletë me gas, një karikator me katër fishek me gas, një peshore digjitale, katër qese te plasmanit me fotrolla të telefonit dhe një kofë plastike me fotrolla të telefonit”, thuhet në njoftimin e policisë

Gjithashtu në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat