Bashkëjetesë nën moshën 16-vjeçare, prokurori kthen vajzën tek prindërit e saj

Kronikë e zezë

Bashkëjetesë nën moshën 16-vjeçare, prokurori kthen vajzën tek prindërit e saj

Më: 5 janar 2021 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Policia njofton se një rast i bashkëjetesës nën moshën 16-vjeçare ka ndodhur në Istog. 

Siç njofton PK,  në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima pas intervistimit të dërgohet tek prindërit e saj

“Istog 03.01.2021 – 21:00. Janë paraqitur në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare të cilët kanë deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima pas intervistimit të dërgohet tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, njofton PK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat