I dyshuari me probleme mendore sulmon nënën dhe vëllaun e tij

Kronikë e zezë

I dyshuari me probleme mendore sulmon nënën dhe vëllaun e tij

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:25
Foto Ilustrim

Policia njofton se në Klinë me 7 janar rreth orës 21:00, është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. 

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. 

I dyshuari ka probleme psikike dhe i njëjti kishte thyer disa orendi dhe i kishte larguar nga banesa nënën dhe vëllain. 

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit  dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë për dhunë në familje.

Edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një persona me aktvendim të prokurorit të shtetit për veprën penale “Dhuna në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat