Një person i rrezikshëm ik nga Instituti Special i Shtimes dhe e vjedh një veturë

Kronikë e zezë

Një person i rrezikshëm ik nga Instituti Special i Shtimes dhe e vjedh një veturë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Një vjedhje e automjetit ka ndodhur të hënën në komën e Shtimes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e së hënës një personit i është vjedhur vetura e tij në qytetin e Shtimes.

Sipas raportit policor, i dyshuari është një person i cili ka ikur nga Instituti Special i Shtimes dhe më pas e ka vjedhur veturën.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari është person i rrezikshëm, përderisa Policia e Kosovës është duke e hetuar këtë rast.

Nuk raportohet për të arrestuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat