Gjendet pa shenja jetë një grua në Pejë

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jetë një grua në Pejë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Është gjetur pa shenja jetë një grua në Pejë. Policia njofton se gjatë ditës së hënës gruaja është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion (IML).

“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat