Arrestohet një 30 vjeçar që vodhi mbi 7000 euro në një shtëpi

Kronikë e zezë

Arrestohet një 30 vjeçar që vodhi mbi 7000 euro në një shtëpi

Më: 13 janar 2021 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Një 30 vjeçar ka hyrë me forcë në një shtëpi në Tenezhdoll të Prishtinës dhe ka vjedhur stoli dhe para në vlerë mbi 7000 euro.

Ai është arrestuar sot pas katër ditësh që ka ndodhur vjedhja.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Nga hetuesit policorë të stacionit veriu në Prishtinë, mbrëmë është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhë në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës”.

“Rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 09.01.2021, ku personi i dyshuar ka arrit që me forcë të depërtoj brenda një shtëpie dhe nga aty ka marrë një shumë të parave si dhe stoli ari.(vlera në total arrinë mbi 7000 euro)”.

Policia ka bërë të ditur se inicialet e tij janë F.A. dhe ka nënshtetësi kosovare.

Pas arrestimit me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat