Ndërhyri në sisteme kompjuterike, policia arreston një person në Deçan

Kronikë e zezë

Ndërhyri në sisteme kompjuterike, policia arreston një person në Deçan

Më: 15 janar 2021 Në ora: 10:41
Foto Ilustrim

Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, në Policinë e Kosovës, pas marrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar një person në Deçan për veprën penale “hyrje në sistemet kompjuterike” pasi që i njëjti përmes sistemeve kompjuterike duke keqpërdorur rrjetin ka ndërhyrë në platformat e ndryshme on-line.

Në cilësinë e provave janë sekuestrua, një shtëpizë kompjuteri, një llap top dhe një telefon mobil. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

IndeksOnline ka pyetur zyrën për informim në polici, nëse ky rast ka të bëjë me rastin e djeshëm ku policia ka nisur hetimet rreth një aplikacion online “du me votu” i cili po grumbullon të dhënat e qytetarëve nga jashtë Kosovës si dhe po kërkon donacione në emër të zgjedhjeve, por ata nuk janë përgjigjur konkretisht.

“Tani për tani referoju raportit 24 orësh të policisë”, kanë thënë shkurt ata.

Pas denoncimit të kësaj faqeje tek organet e rendit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, njësitet përkatëse të policisë kishin nisur menjëherë hetimet.

“Rasti është denoncuar nga ne si institucion dhe është krejtësisht normale që zyrtarët policorë të vijnë për më shumë informacione”, kishte thënë , zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Aplikacioni edhe tani është aktiv ani pse hetimet kanë nisur për të.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, se një aplikacion i tillë është i paautorizuar, në kundërshtim me ligjin dhe dëmton integritetin e procesit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjithë ata/ato që aplikojnë përmes këtij aplikacioni nuk janë duke paraqitur aplikimin e tyre në KQZ për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat