Hajnat ia vjedhin pëllumbat mitrovicasit, ky e raporton rastin në polici

Kronikë e zezë

Hajnat ia vjedhin pëllumbat mitrovicasit, ky e raporton rastin në polici

Më: 27 janar 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur dje në Mitrovicë të Veriut, saktësisht në lagjen Suhodoll.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh  ka bërë të ditur se ankuesi (mbajtës i pëllumbave) ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur pëllumbat e tij.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Nuk raportohet për të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat