Si në filma, hajnat hyjnë me sëpatë dhe revole në një market në Ferizaj

Kronikë e zezë

Si në filma, hajnat hyjnë me sëpatë dhe revole në një market në Ferizaj

Më: 28 janar 2021 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Një market në magjistralen Ferizaj-Prishtinë ka qenë cak i hajnave.

Një femër ka raportuar në polici se tre të dyshuar të panjohur njëri me një revole dhe njëri me një sëpatë janë futur në market dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë arkën në të cilën dyshohet se kanë qenë 500 euro dhe një sasi të cigareve vlera e të cilave nuk dihet.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:40.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat