Në Vranidoll u therr me thikë një shtetas i huaj

Kronikë e zezë

Në Vranidoll u therr me thikë një shtetas i huaj

Më: 28 janar 2021 Në ora: 19:59
Ilustrim

(E plotësuar) Një shtetas i huaj është therur me thikë mbrëmjen e sotme në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll.

Viktima është dërguar për tretman në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:30 është raportuar për një therrje me thikë të ndodhur në “Vranidoll” respektivisht në Qendrën e Azilkërkuesve. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e e para dyshohet për një persona të lënduar nga mjeti i mpreht ( thikë) i cili është transferuar në QKUK për trajtim të metjmë mjekësor”, ka thënë Borovci.

Ai ka njoftuar po ashtu se për këtë rast janë arrestuar dy persona, po ashtu shtetas të huaj.

“Ndërlidhur me rastin, veprimet e shpejta policore kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe aktualisht është iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima dhe të dyshuarit janë shtetas të huaj”, ka thënë tutje Borovci.

Therje me thikë te Kampi i Azilantëve në Vranidoll

Një therje me thikë ka ndodhur minuta më parë tek Kampi i Azilantëve në Vranidoll.

Ambulanca është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Media mëson se për këtë rast janë arrestuar dy persona.

Media ka kërkuar informata shtesë edhe nga Policia e Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat