Aksident në aksin Milot-Thumanë/ Makina përplaset me mbrojtëset e rrugës, 24-vjeçari në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në aksin Milot-Thumanë/ Makina përplaset me mbrojtëset e rrugës, 24-vjeçari në gjendje të rëndë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Thumanë në afërsi të Gjormit.

Një makinë tip BMW me targa AB863BK e cila udhëtonte nga Laçi në drejtim të Thumanës ka dalë nga rruga duke u përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Mbrojtëset kanë depërtuar brenda në makinë e për pasojë është  plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë 24-vjeçari D. Gjergji.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e Kurbinit dhe autoambulanca,por është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëseve  për të nxjerrë të plagosurin nga automjeti.

I plagosuri  ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës  në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat