​Kërcënoi një femër me publikim të fotove nudo, Gjykata i cakton një muaj paraburgim

Kronikë e zezë

​Kërcënoi një femër me publikim të fotove nudo, Gjykata i cakton një muaj paraburgim

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit F.M pasi i njëjti vazhdimisht kishte shantazhuar një vajzë me publikimin e disa fotografive nëse e njëjta nuk i bindet urdhërave të tij për tu takuar.

Me të njëjtat veprime dyshohet se i pandehuri ka kryer veprën penale “ngacmim” vepër kjo e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ju sjellim komunikatën e plotë të Gjykatës Themelore të Gjilanit:

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri fillimisht është njohur me të dëmtuarën E. I., në vendin e njëjtë të punës dhe pasi që të njëjtën e ka fotografuar nudo i pandehuri në vazhdimësi me qëllim të shqetësimit, frikës dhe cenimit të dinjitetit të dëmtuarës e ka kanosur të njëjtën, duke i thënë se fotot nudo do t’ia publikonte në shoqëri, familje, nëse e njëjta nuk del me të për të kryer marrëdhënie seksuale.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “ngacmim” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin të Përgjithshëm, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të pandehurit, për caktimin e masave alternative, duke konsideruar se caktimi i masës së paraburgimit krijon kushte për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat