Gjendet një person i pajetë në breg të detit në Durrës

Kronikë e zezë

Gjendet një person i pajetë në breg të detit në Durrës

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 08:24
Ilustrim

Një person është gjetur i pajetë në anë të detit në Durrës.

Sipas policisë, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat