Policia konfirmon përfshirjen e objektit nga zjarri, disa banorë po trajtohen nga problemet me tymin

Kronikë e zezë

Policia konfirmon përfshirjen e objektit nga zjarri, disa banorë po trajtohen nga problemet me tymin

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin se një objekt në rrugën B, është përfshirë nga zjarri.

“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Muhamet Qami” në  Prishtinë”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi)”, ka theksuar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat