Vdes një 50 vjeçar në Ferizaj, pasi u godit me grusht në parkingun e një pompe të derivateve

Kronikë e zezë

Vdes një 50 vjeçar në Ferizaj, pasi u godit me grusht në parkingun e një pompe të derivateve

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën në Ferizaj, si pasojë e një përleshje që kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj.

Kështu ka bërë të ditur policia, përmes një njoftimi për media.

“Rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një rast lëndim i rëndë trupor si pasojë e përleshjes mes dy personave i cili kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj. Për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar 50 vjeçar)i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njëjti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima,pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00:45 nga ana e mjekut jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Me urdhë të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML. Hetuesit policorë janë duke punuar intensivisht për arrestimin e personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat