Kërkohet paraburgim për personin që bashkëjetoi me të miturën

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për personin që bashkëjetoi me të miturën

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.R për shkak se ka bashkëjetesës jashtëmartesore me një vajzë të mitur në Viti.

E mitura aktualisht është duke u trajtuar në QKUK për shkak të problemeve me shtatzëni.

“Sipas kërkesës së , ekziston dyshimi i bazuar se më 19 Korrik 2020, në komunën e Vitisë, i pandehuri S.R., edhe pse ka qenë në dijeni se e mitura është nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet, me dashje ka krijuar bashkësi jashtëmartesore me të, me ç’rast e mitura tani është duke u trajtuar në QKUK, në Prishtinë për shkak të problemeve me shtatzëni”.

Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e sipërshënuar penale, për të cilën gjendet në ndalim 48 orësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat