Paraburgim ndaj të pandehurit për privim nga liria

Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj të pandehurit për privim nga liria

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.SH.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se me datë 18.02.2021, rreth orës 17:25 min, me përdorim të armës dhe maskës e privon kundërligjshëm personin tjetër nga liria, me qëllim për ta detyruar të dëmtuarën në bashkëjetesë.

Në atë mënyrë që pasi pajiset me armë, maskë dhe brisk, merr veturën e tij, e përcjellë të dëmtuarën dhe pasi vëren që e njëjta ishte rrugës me babain e saj, ndalon veturën dhe pasi del nga vetura, nën kërcnim me armë dhe i maskuar, e fut me forcë në veturë të dëmtuarën dhe largohet në drejtim të panjohur.

Derisa pas aksionit të policisë të njëjtit arrijnë ta gjejnë dhe arrestojnë, pas arrestimit të pandehurit ia konfiskojmë armën për të cilën është konstatuar se nuk ka leje nga organet kompetente.

Me këto veprime i pandehuri kishte për të kryer veprat penale privim i kundërligjshëm nga lirianga neni 193 par.3 lidhur me par.1 dhe nenin 77 të KPRK-së  dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366, par. 1 të KPRK-së

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti i ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet dhe se gjatë procedurës hetimore do të dëgjohen dëshmitarët respektivisht të dëmtuarit, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të ndikojë në drejtim të ndryshimit të deklaratave të tyre, e me këtë të pengohet rrjedha normale e procedurës. 

Gjithashtu, pesha e veprave të kryera penale, mënyra dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale dhe karakteristikat personale të pandehurit, tregojnë ekzistimin e rrezikut real se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përsërisë veprat e njëjta penale apo të natyrës së ngjashme.

Gjykata sipas detyrës zyrtare por, edhe sipas propozimit të mbrojtësit të pandehurit vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat