Makina përplas për vdekje këmbësorin në Durrës-Tiranë, viktima ende e paidentifikuar

Kronikë e zezë

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Durrës-Tiranë, viktima ende e paidentifikuar

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 19:27
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 14:55 tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas uniformave blu viktima ende nuk është identifikuar. Ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat