Detaje të reja nga vdekja e një personit në Prishtinë, u pre me thikë dhe...

Kronikë e zezë

Detaje të reja nga vdekja e një personit në Prishtinë, u pre me thikë dhe...

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 10:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 12:26) - Në orët e para të mëngjesit është gjetur një person i vdekur (shtetas i huaj) brenda një shtëpie të pabanuar në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tashmë trupi i pajetë i tij është nxjerrë nga shtëpia dhe është dërguar për obduksion

***

Në orët e para të mëngjesit një person është gjetur pa shenja jetë dhe i djegur në një shtëpi në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

Mësohet se azilkërkuesi nuk ka vdekur nga zjarri, por nga plagët e marra paraprakisht nga therja me thikë.

Dyshohet se viktima është një shtetas i huaj, nga vendet e Lindjes.

Sipas burimeve, viktima kishte prerje në fytë, duke mos përjashtuar këtu as shenja tjera të dhunës në trup.

Në vendin e ngjarjes vazhdon të kryejnë ekzaminimet e duhura njësitet e hetuesisë.

Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit.

Digjet shtëpia në Ulpianë, vdes një person

Një person është gjetur i vdekur në një shtëpi në Ulpianë, e cila ishte përfshirë nga zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja  e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj)  në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, ka thënë Borovci.

Ai ka bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet për rastin.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre”, ka deklaruar Borovci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat