Të shtëna me armë në Ulpianë, i dyshuari po kërkohet nga policia

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Ulpianë, i dyshuari po kërkohet nga policia

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Një person ka shtënë me armë në një lokal në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndërkohë që nuk është raportuar për persona të lënduar.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe e ka lënë armën në tokë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

 “Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mujë Krasniqi”, në Prishtinë, ( saktësisht në një lokal). Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se njësitet  policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, i cili është  në kërkim nga ana e policisë.

“Në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka bërë sekuestrimin e një arme zjarri që dyshohet të jetë përdorë në rast”, theksoi Ahmeti.

Ajo ka thënë se zyrtarët kompetent policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat