Lëndohet rëndë një punëtor në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Lëndohet rëndë një punëtor në Fushë Kosovë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Një punëtor ka marrë lëndime të rënda trupor pasi aksidentalisht ishte lënduar në vendin e tij të punës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:40 në fshatin Bresje, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, është arrestuar pronari dhe mbikëqyrësi i firmës.

“Viktima mashkull  kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është dërgua në QKUK dhe sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Është arrestuar pronari dhe mbikëqyrësi i firmës të dyshuarit meshkuj  kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat