Gjendet një mjet i pashpërthyer në Llapushnik

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Llapushnik

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një mjet i pashpërthyer është gjetur brenda oborrit të një shtëpie në Llapushnik të Drenasit.

Një person (mashkull) njoftoi policinë se derisa ishte duke punuar e kishte gjetur mjetin e dyshimtë.

Vendi ngjarjes është siguruar nga ana e njësiteve policore, ndërkaq Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me KFOR-in, e kanë larguar mjetin e dyshuar rreth orës 12:35.

"Llapushnik ,Gllogoc, 27.02.2021-08:49. Ankuesi mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në oborrin e tij, kishte vërejtur një mjetë të dyshimtë. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, në ora 12:35 njësia për deminim e FSK-së me njësinë e KFOR-it mjetin e dyshuar  granat dore e kanë e marrë me vete. Rasti është duke u hetuar".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat