Gjendet një granat dore afër lumit Drenica

Kronikë e zezë

Gjendet një granat dore afër lumit Drenica

Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:09
Lumi Drenica

Gjatë ditës së djeshme, një mjet i dyshuar shpërthyes i llojit granat dore është gjetur në afërsi të lumit Drenica në Drenas.

Sipas njoftimit të policisë, vendi i ngjarjes është siguruar dhe njësiti për demimin i FSK-së dhe KFOR-it ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar.

“Tërstenik, Gllogoc, 11.03.2021, 13:28. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se afër Lumit Drenica ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes (granat dore).

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-s dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e mjetit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat