Femra godet me veturë dy persona në vendkalimin e këmbësorëve, dërgohen për spital

Kronikë e zezë

Femra godet me veturë dy persona në vendkalimin e këmbësorëve, dërgohen për spital

Më: 13 mars 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustruese

Femra godet me veturë dy persona në vendkalimin e këmbësorëve.

Një femër gjatë ditës së djeshme në rrugën “Sabedin Shehu” në Gjakovë nga pakujdesia ka goditur dy viktima me veturën e saj.

Sipas burimeve brenda Policisë, e dyshuara ka goditur dy viktimat, një femër dhe një mashkull, në vendkalimin e këmbësorëve duke iu shkaktuar kështu lëndime trupore.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës, e që më pas janë liruar për në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat