Dalin detaje të reja për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë, flasin nga Policia

Kronikë e zezë

Dalin detaje të reja për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë, flasin nga Policia

Më: 14 mars 2021 Në ora: 10:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 11:25) - Hetimet për vdekjen e dy personave në lagjen “Emshir” në Prishtinë tregojnë se bëhet fjalë për një vrasje dhe vetëvrasje.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes - kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes. Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

***

Gjatë ditës së sotme është duke raportuar për vrasjen e dyfishtë që tronditi Prishtinën.

Burime të medias mësojnë se i dyshuari që vrau ish gruan është Lulzim Sopi, i lindur në vitin 1976 dhe është nga qyteti i Gjilanit.

Burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se Lulëzimi për motive xhelozie fillimisht ka qëlluar ish-bashkëshorten e tij, Sebahate Sopen, dhe më pastaj ka kryer vetëvrasje.

Afër trupave të çiftit është gjetur edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në këtë aktit të vrasjes së dyfishtë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

***

Dyshohet se për motive xhelozie mashkulli e ka vrarë ish-gruan pastaj veten

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e dyfishtë që ndodhi sot në Prishtinë. Burimet të medias kanë thënë se çifti kanë qenë të  martuar dhe më pas janë shkurorëzuar.

Çifti edhe pas shkarëzimit kanë pasur probleme të vazhdueshme mes vete.

Ish burri dyshohet se e ka vrarë së pari Sebehaten e pastaj ka vrarë veten.

Dyshimet e para pas shkurorëzimit tregojnë se për motive xhelozie mashkulli e ka vrarë ish-gruan pastaj veten.

Dorasi dhe viktima Sebahate Sopa janë rreth 40 vjeç.

E ndjera ka punuar në një hotel dhe duket që mospajtimet e çiftit të divorcuar kanë ardhur deri te akti tragjik.

***

Një grua rreth të 40-ve është vrarë nga burri i saj mëngjesin e sotëm në Prishtinë, më pas i dyshuari ka vrarë edhe vetën, mësohet nga burimet.

Vrasja dhe vetëvrasja ka ndodhur me armë zjarri, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes në afërsi të viktimave.

Dy viktimat janë të moshës rreth 40-vjeç, ndërsa motivet që çuan deri te tragjedia mbeten akoma të paqarta.

Policia është deklaruar për rastin, në njoftimin e tyre thuhet se hetimet për zbardhjen e rastit kanë nisur.

***

Dy trupa të pajetë janë gjetur mëngjesin e sotëm në lagjen “Emshir” të Prishtinës, sipas informacioneve të para dyshohet se fillimisht ka ndodhur vrasja pastaj vetëvrasja.

Policia ka konfirmuar vetëm vdekjen e tyre, duke mos dhënë detaje shtesë.

Në vendngjarje është gjetur edhe një armë zjarri që besohet se është përdorur në këtë rast.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekës”, ka deklaruar policia.

***

Dy persona dyshohet se janë gjetur të vdekur në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Dyshimet e para janë për vrasje dhe më pas vetëvrasje.

Dy personat dyshohet se janë të gjinisë mashkullore.

Mjekësia Ligjore aktualisht po i largon trupat nga vendi i ngjarjes.

Policia deklarohet për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë

Dy persona dyshohet se janë vrarë në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia është informuar për dy të pajetë rreth orës 09:00.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka thënë Ahmeti.

Vdekja e tyre është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti. 

***

Një vrasje e dyfishtë se ka ndodhur në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Dy persona dyshohet se janë vrarë.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Ndërkohe, kjo lagje ku dyshohet se ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë tashmë është e mbushur me policë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat