Kaos në një familje në Podujevë, një djalë tentoi t’i therë me thikë familjarët e tij

Kronikë e zezë

Kaos në një familje në Podujevë, një djalë tentoi t’i therë me thikë familjarët e tij

Më: 15 mars 2021 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Një person i gjinisë mashkullore ka tentuar t’i therë me thikë familjarët e tij dje në Podujevë.

Policia njofton se thika e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast është konfiskuar.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Podujevë, 14.03.2021-10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka tentuar ti sulmoj me thike familjaret e tij. Thika e cila dyshohet të jetë përdorur ne rast është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat