Ferizaj: Shpërthen zjarri në gjeneratorin e një restauranti

Kronikë e zezë

Ferizaj: Shpërthen zjarri në gjeneratorin e një restauranti

Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:36
Foto ilustruese

Në një restaurant në Ferizaj ka shperthyer një zjarr.

Rrezikun nga ky zjarr e shtoi fakti që afër restaurantit gjendet edhe një pikë derivatesh.

Sipas banorëve të rrugës së “Reçakut” të cilët edhe kanë lajmëruar për ngjarjen në redaksinë e medies kjo ka bërë që të evakuohen edhe disa qytetarë.

Ekipi i medias ka qëndruar në vendin e ngjarjes.

Aty është parë një gjenerator, disa kabllo të djegura dhe restaurantin i cili ishte i mbyllur.

Pronarët e restaurantit nuk e lejuan ekipin që të marrë pamje dhe as nuk u deklaruan lidhur me rastin.

Por, vetëm thanë që nuk ishte diçka tragjike.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

Veseli tha se zjarri ka shpërthyer tek kontraktorët që lidhen me gjeneratorin e energjisë elektrike.

“Sonte rreth orës 19:15 policia ka marrë një informacion se është një incident zjarri në rrugën e Reçakut, këtu në Ferizaj. Njësitet e reagimit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, të shoqëruar edhe nga njësitet e hetimit të stacionit. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i zjarrfikësve dhe ekipet e KEDS-it, të cilët menjëherë e kanë ndërprerë rrymën dhe zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin.Ka qenë një kontraktor i lidhur për gjeneratori në një restaurant”.

Ai theksoi se rreziku nga ky zjarr ka qenë potencial, por është intervenuar shumë shpejtë dhe është shuar zjarri.

“Po, faktikja ka qenë aty se restauranti është afër pompës së derivateve. Por, zjarri ka shpërthyer prapa objektit. Rreziku ka qenë potencial, por fatmirësisht zjarri është shuar shpejtë”.

Zëdhënësi rajonal i Policisë në Ferizaj shtoi se nuk ka informacione nëse ka pasur nevojë që të evakuuohet edhe ndonjë nga qytetarët.

“Aty është një hapësirë e madhe. Nuk kemi pasur informacion se ka pasur banorë të evakuuar, pasi që zjarri është shuar shumë shpejtë. Sipas informacioneve kanë qenë kontraktorët që lidhen me gjeneratorët dhe më pas me orën elektrike”.

Para dy muajsh në një nga restaurantet e këtij qyteti kishte shpërthyer një bombolë gazi, ku kishte lënë mbi 46 persona të lënduar, por fatkeqësisht në mesin e tyre kishte edhe të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat