Malishevë – lëndohet në vendin e tij të punës, përfundon në QKUK

Kronikë e zezë

Malishevë – lëndohet në vendin e tij të punës, përfundon në QKUK

Më: 17 mars 2021 Në ora: 09:04
Foto ilustruese

Një person është lënduar në vendin e tij të punës në Astrazub të Malishevës.

Viktima dyshohet se lëndimet i ka marrë gjatë ndërrimit të pjesëve në makineritë e vend-punishtes së tij.

Fillimisht për trajtim është dërguar në QKMF-në e Malishevës kurse për trajtim të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat