Sekuestrohet një armë gjuetie dhe municion në Poklek të vjetër

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një armë gjuetie dhe municion në Poklek të vjetër

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:38
Arma e sekuestruar

Policia e Kosovës ka shoqëruar një person në stacion policor ndaj të cilit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga Policia e Kosovës.

Në këtë njoftim thuhet se në kuadër të veprimeve operative, me qëllim të parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në fshatin Poklek i vjetër, me urdhëresë të Gjykatës Themelore, nga njësitet policore të Drenasit, është kryer një kontroll në një shtëpi, ku janë gjetur dhe sekuestruar, një pushkë gjuetie, 22 fishekë si dhe një armë (imitim e punuar nga kartoni)”, thuhet në njoftim.

Për pasojë personi i dyshuar V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat