I mituri rrahet me nënën e tij në Prizren, të dy përfundojnë në spital

Kronikë e zezë

I mituri rrahet me nënën e tij në Prizren, të dy përfundojnë në spital

Më: 18 mars 2021 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Prizren.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që i njëjti për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme ishte përleshur fizikisht me të dyshuarën femër kosovare-nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime njëri-tjetrit.

Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe sipas raporteve mjekësore, lëndimet janë të lehta.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit lirohen, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat