Rrahje në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Rrahje në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:13
Foto Ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në rrahje, dhe për pasojë lëndime kanë pësuar tre persona meshkuj.

Njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve nga mjeti mprehtë-thikë, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, ndërsa dy të lënduarit tjerë kanë lëndime nga mjete të forta.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së shkurtë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat